Produkte SaaS
Platforma me abonim, nga prototipi i parë deri te sistemi me pagesa, përdorues dhe panel administrimi.
BunaTech ndërton produkte SaaS, sisteme dhe faqe interneti nga Shkodra, për klientë në të gjithë Evropën por jo vetëm.
Buna del nga Liqeni i Shkodrës dhe rrjedh drejt Adriatikut.
Na pëlqen kjo ide: diçka që nuk ndalet, që mban ritmin e vet dhe që shkon drejt diçkaje më të madhe. Dhe merr me vete edhe pa pastërtitë duke pastruar ujin. Kështu duam të punojmë edhe me klientët tanë, duke i ofruar zgjerim të biznesit të tyre dhe zgjidhje problemesh.
Nga ideja e parë deri te produkti që punon çdo ditë, e trajtojmë çdo projekt si të vetin.
Platforma me abonim, nga prototipi i parë deri te sistemi me pagesa, përdorues dhe panel administrimi.
Softuer i përshtatur për mënyrën si punon biznesi juaj: rezervime, magazina, faturime, raporte dhe automatizime.
Faqe të shpejta, të pastra dhe të lehta për t'u menaxhuar, të optimizuara për pamje në celular dhe për kërkim në Google.
Fillojmë me një bisedë të thjeshtë. Duam të kuptojmë problemin para se të flasim për teknologji.
Ju dërgojmë një propozim të qartë me afatet dhe koston, pa surpriza në fund.
Punojmë në hapa të shkurtër dhe ju tregojmë progresin rregullisht, që të mund të ndërhyni sa herë duhet.
Pas publikimit nuk zhdukemi. Mbajmë sistemin, e përmirësojmë dhe jemi aty kur keni nevojë.
Flasim thjesht dhe themi çfarë mendojmë, edhe kur përgjigjja është "jo, kjo nuk ia vlen".
Çka premtojmë, e dorëzojmë. Kur diçka nuk shkon sipas planit, ju e dini të parët.
Një produkt i mirë dallohet nga gjërat e vogla: shpejtësia, qartësia dhe sa lehtë përdoret.
Na intereson të punojmë me ju për vite, jo vetëm për një projekt.
Varet nga madhësia. Një faqe interneti merr zakonisht disa javë, ndërsa një produkt SaaS ose sistem më i madh planifikohet në faza.
Po. Punojmë në distancë me klientë në të gjithë Evropën por jo vetëm dhe komunikojmë në shqip dhe anglisht.
Pas bisedës së parë ju dërgojmë një ofertë me të gjitha kostot të përshkruara qartë në PDF, para se të nisë puna.
Po. Mund të bien dakord për mbështetje të vazhdueshme, përditësime dhe zgjidhje problemesh pas publikimit.
Na tregoni çfarë dëshironi të ndërtoni dhe do t'ju kthejmë përgjigje brenda një dite pune.
[email protected]