Ndërtojmë dhe drejtojmë produkte të vërteta, me përdorues dhe mirëmbajtje.
Tani le ta ndërtojmë edhe tuajin.

Nga ideja te përdoruesi i parë, me një ekip që e njeh rrugën.

Produktet tona i drejtojmë vetë, prandaj e dimë çfarë ndodh pas lansimit. Këtë përvojë e sjellim në projektin tuaj.

Nga ideja në SaaS që funksionon

Autentikim, pagesa, abonime dhe panel administrimi, të ndërtuara nga ekipi që i përdor çdo ditë në produktet e veta.

  • Autentikim dhe llogari
  • Pagesa dhe abonime
  • Panele administrimi
  • API

Faqe që sjellin klientë

Faqe të shpejta dhe të sigurta në Python dhe Django, me SEO teknike që nga dita e parë. I vendosim online dhe i mbajmë ne.

  • Faqe prezantuese
  • Aplikacione web
  • SEO teknike
  • Performancë

Më pak punë me dorë

Lidhim AI, email dhe WhatsApp me sistemet që përdorni tashmë, që ekipi juaj të mos humbasë kohë me gjëra që mund të bëhen vetë.

  • Modele AI
  • Email dhe njoftime
  • WhatsApp
  • Integrime me sisteme ekzistuese

Nuk ju lëmë pas lansimit

Kujdesemi që produkti të mbetet i shpejtë, i sigurt dhe në punë, me një person që e njeh sistemin dhe përgjigjet kur ju duhet.

  • Hosting
  • Monitorim
  • Siguri dhe përditësime
  • Mbështetje teknike

Një emër nga një lumë.

Buna del nga Liqeni i Shkodrës dhe rrjedh drejt Adriatikut, pa u ndalur.

Kështu duam të punojmë: me ritëm të qëndrueshëm, drejt diçkaje më të madhe, bashkë me klientët tanë.

Na shkruani idenë tuaj në tre rreshta.

Na tregoni çfarë dëshironi të ndërtoni. Do t'ju kthejmë përgjigje brenda një dite pune, me hapin e parë konkret.

[email protected]

ose shikoni çfarë kemi ndërtuar

Stay in the loop

Occasional updates from BunaTech: what we build, what we learn, and when we launch something new.

Your email will be added to the “Subscriptions of BunaTech” group in neuromail.app, our email system, so we can send you occasional updates. You can unsubscribe at any time. This window will not be shown again in this session. See our privacy policy.